Lidhje


Ministri izraelit: Po përgatitemi për ceremoni të mëdha funerali për shkak të luftës së mundshme me Libanin

Ministri i Shërbimeve Fetare izraelite, Michael Malchieli tha se ministria e tij po përgatitet për ceremoni të mëdha funerali për shkak të një lufte të mundshme me Libanin, transmeton Anadolu.Malchieli në deklaratën për televizionin izraelit "Channel 14" tha: "Ministria e Shërbimeve Fetare, e cila është përgjegjëse për sistemin e varrimit, po përgatitet për skenarë në veri".

 

Duke potencuar tensionet në rritje midis Izraelit dhe Hezbollahut në kufirin jugor të Libanit në javët e fundit, Malchieli tha: "Jo gjithçka mund të thuhet në studio, por ne po mbajmë takime në zyrë për t'u përgatitur për gjëra më të mëdha në veri".

Read more ...


Tensione midis dy vendeve/Ushtarët e Koresë së Veriut kalojnë kufirin, Koreja e Jugut lëshon të shtëna paralajmëruese

Ushtria e Koresë së Jugut ka thënë se mes 20 dhe 30 ushtarë të Koresë së Veriut kaluan kufirin mes dy vendeve herët të martën, por u kthyen pasi forcat koreano-jugore qëlluan të shtëna paralajmëruese.

 

Incidenti ndodhi rreth orës 8:30 të mëngjesit (23:30 GMT të hënën) kur një grup ushtarësh të Koresë së Veriut në pjesën qendrore të Zonës së Çmilitarizuar (DMZ) kaluan vijën e demarkacionit ushtarak, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar Shefat e Përbashkët. i Stafit (JCS). JCS tha se grupi u kthye shpejt pasi forcat koreano-jugore qëlluan të shtëna paralajmëruese, duke thënë se ata besonin se kalimi nuk ishte i qëllimshëm. Një incident i ngjashëm ndodhi në zonën qendrore të DMZ pak më shumë se një javë më parë.

Read more ...


Publikimi i tezave të Matematikës/Ministria: Nuk e cenon procesin dhe mbarëvajtjen e provimit

Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron të gjithë maturantët dhe opinionin publik se procesi i provimit të Maturës Shtetërore në Matematikë po kryhet brenda të gjitha standardeve të sigurisë të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore.Ritheksojmë se publikimi i tezës së provimit të Maturës, pas nisjes së provimit, nuk cenon në asnjë rast procesin dhe mbarëvajtjen e provimit të Maturës Shtetërore.

 

Rreth 28 mijë maturantë, në 144 qendrat e provimeve në mbarë vendin, vazhdojnë të zhvillojnë provimin në lëndën e Matematikës qetësisht dhe në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të përcaktuara në rregulloren e Maturës Shtetërore, duke krijuar çdo mundësi për maturantët që të tregojnë aftësitë dhe kompetencat e tyre të përfituara gjatë shkollës së mesme në Matematikë.

Read more ...


Putini takon udhëheqësin e Koresë së Veriut, zotohet se bashkë do tejkalojnë sanksionet e Perëndimit

Presidenti rus Vladimir Putin arriti në kryeqytetin e Koresë së Veriut Phenian për vizitën e tij të parë në vend pas 24 vjetësh, tha Kremlini, transmeton Anadolu.Presidenti rus u ftua nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili “personalisht u takua me Vladimir Putinin në aeroportin e Phenianit”, tha Kremlini në një deklaratë.Pas shkëmbimit të përshëndetjeve, dy liderët u nisën nga aeroporti me të njëjtën makinë.Yury Ushakov, një ndihmës i Putinit, u kishte thënë gazetarëve të hënën se vizita do të zgjaste dy ditë, ndërsa ngjarjet kryesore do të ndodhin në ditën e dytë.

Read more ...


Kosova dhe Izraeli nga 19 shtatori pa viza, një arsye më tepër për islamofobët 'pa atdhe' që të jenë kundër popullit palestinez

Ministrja e punëve të Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla dhe ministri i punëve të Brendshme i Izraelit Moshe Arbel nënshkruan të martën në Prishtinë një marrëveshje për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës që duan të udhëtojnë për në Izrael.

 

Marrëveshja për heqjen e vizave që pritet të hyjë në fuqi nga 19 shtatori i këtij viti sipas zyrtarëve vendas, do të rrisë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Read more ...

XS
SM
MD
LG