Kërkesa e Zelenskyt: Ushtarët ukrainas të mjekohen në Malin e Zi

Gjatë samitit që u mbajt në Tiranë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u takua dhe me homologun malazez, Jakov Milatoviç. Pasi e falënderoi për mbështetjen, Zelensky bisedoi me Milatoviç për trajtimin mjekësor të ushtarëve ukrainas të plagosur në luftë, në Malin e Zi. Zelensky më pas e ftoi presidentin malazez që t’i bashkohet konferencës së paqes që do të mbahet së shpejti në Zvicër.