Biznesi largohet nga "Raiffeisen Bank": Morën para nga llogaritë e mia edhe pse jo aktive!

TIRANE - Nje biznes i vogel me aktivitet ne Tirane njoftoi se ka vendosur pas disa muajsh monitorim, te mbylle perfundimisht llogarite e aktivitetit ne Raiffeisen Bank.Ky vendim, sipas biznesit ne fjale vjen si pasoje e radheve qe gjen vazhdimisht ne sportelet e sherbimit, komisioneve dhe tarifave te larta dhe vecanerisht pervetesimit te shumave nga banka ne nje menyre qe i konsideron te padrejte. Perfaqesues te subjektit ne fjale thane se muajt e fundit, llogarite u jane bere jo aktive ne Raiffeisen Bank ne leke dhe ne euro, pa asnje lajmerim.