Lidhje


Rusia "ka marrë kontrollin" e një vendbanimi tjetër në rajonin lindor të Ukrainës Donetsk

Rusia ka pretenduar se forcat e saj kanë marrë kontrollin e një vendbanimi tjetër në Ukrainën lindore, transmeton Anadolu.“Si rezultat i operacioneve të suksesshme ushtarake, njësitë e grupit ‘Jug’ çliruan vendbanimin Paraskoviivka në Republikën Popullore të Donetskut”, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes.Ministria tha gjithashtu se grupet e forcave veriore, perëndimore dhe qendrore të Rusisë kanë përmirësuar pozicionet e tyre në fushën e betejës.Sipas deklaratës, shumë armë dhe pajisje ushtarake të prodhuara në Perëndim si dhe në Ukrainë janë shkatërruar.

Read more ...


Kur dhunuesi bën si viktimë!!/Zyrtari izraelit rekomandon klasifikimin e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë si “organizatë terroriste”

Një zyrtar i lartë izraelit ka rekomanduar që qeveria ta klasifikojë Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) si një “organizatë terroriste”, transmeton Anadolu.

 

Transmetuesi publik izraelit KAN tha se i dërguari izraelit në OKB, Gilad Erdan, tha se rekomandimi ishte si përgjigje ndaj vendosjes së Izraelit në listën e zezë të OKB-së si një etnitet që shkel të drejtat e fëmijëve në zonat e konfliktit.

Read more ...


Koçiu: Rreth 300 mjekë dhe infermierë në qendrat shëndetësore verore nga Thethi në Ksamil

Rreth 300 mjekë dhe infermierë do të jenë në shërbim të qytetarëve në 34 qendrat shëndetësore verore, te cilat janë hapur nga 1 qershori në shërbim të turistëve vendas e të huaj, nga Thethi në Ksamil.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale shembujt e tre infermierëve, të cilët shërbejnë në këto qendra shëndetësore verore.

 

Ervina, Bledari dhe Fatilba janë mjekët dhe infermierët të cilët bashkë me rreth 300 kolegët e tyre do të jenë në shërbim të qytetarëve në 34 Qendrat Shëndetësore verore, të cilat janë hapur nga 1 qershori në shërbim të turistëve vendas e të huaj, nga Thethi në Ksamil.

Read more ...


U zunë për matësin e ujit/ Autori qëllon me 9 plumba fqinjin e tij, momentet dramatike

Një kamera sigurie në Kosta Rika fiksoi momentin e vrasjes së një 53-vjeçari nga fqinji i tij pas një sherri për një matës uji të përbashkët. Autori i krimit është Eduardo Ramírez Zamora, nuk ka nguruar të qëllojë nëntë herë fqinjin e tij Otoniel Orozco Mendoza nga një distancë e shkurtër.Përleshja vdekjeprurëse me sa duket filloi me dy gra që u grindën për një sahat të përbashkët uji, sipas mediave lokale. Në një moment të shkrepjes, shfaqet Zamora, i cili ndonëse fillimisht duket se po përpiqet të largojë gruan e tij, më pas shfaq një armë me të cilën gjuan para se ta vendosë në bel. 

Read more ...

XS
SM
MD
LG