“Shita Audin Q7, mund ta lë si garanci”| Beqaj dhe Kurtulaj kërkojnë lirinë në GJKKO

Në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po vijon të mbahet seanca e vlerësimit të masës së sigurisë “Arrest me burg”, ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorëve të tij, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollaj.Në seancë gjatë paraqitjes së mbrojtjes Beqaj ka kërkuar masën më të butë sigurie duke ofruar garanci pasurore me vlerë 5 milionë lekë.Sa i takon makinës që SPAK se akuzon se është pronë e tij, por në emër të Ermal Kurtulaj, Beqaj tha se një automjet të tillë s’kishte pse ta fshihet pasi me të ardhurat që ka mund ta justifikojë.