Lidhje


Fidan: Turqia riafirmon mbështetjen ndaj sovranitetit dhe unitetit të Bosnjë dhe Hercegovinës

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan sot riafirmoi “mbështetjen e palëkundur” të Türkiyes për integritetin territorial, sovranitetin dhe unitetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, raporton Anadolu.

 

“Qëndrimi ynë është i njohur për të gjitha palët në Bosnjë dhe në rajon. Unë riafirmova edhe një herë mbështetjen tonë të palëkundur për integritetin territorial, sovranitetin dhe unitetin politik të Bosnjë dhe Hercegovinës”, tha Fidan në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij boshnjak Elmedin Konakoviq dhe atë kroat Gordan Grlic Radman në qytetin e Dubrovnikut në Kroaci.

Read more ...


"Diçka po lëviz" më së fundi/"Norvegjia do të pranojë dhe trajtojë pacientë nga Gaza"

Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store ka konfirmuar se vendi i tij do të pranojë dhe trajtojë palestinezët e plagosur nga Rripi i Gazës, transmeton Anadolu.Sipas medias VG, Norvegjia do të marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për të ndihmuar palestinezët që kanë shumë nevojë për trajtim spitalor.

 

Njoftimi vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) së bashku me Bashkimin Evropian (BE) thanë se 9 mijë palestinezë kanë nevojë për evakuim urgjent mjekësor deri në fund të vitit 2024, në mes të një ofensive brutale izraelite në Gaza.

Read more ...


Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin për tatimin për profesionet e lira

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin për tatimin e profesioneve të lira. Vendimi u mor sot (27 qershor) me votën e shumicës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe u bë publike nga kryetarja Holta Zaçaj. Sipas argumentimit të Gjykatës Kushtetuese thuhet se është shkelur dhe cenuar parimi juridik. 

"Lidhur me themelin e pretendimeve të kërkuesve, Gjykata pa vënë në dyshim hapësirën e gjerë të vlerësimit të ligjvënësit dhe diskrecionin e tij në fushën fiskale, vlerësoi se neni 69, pika 1, shkronja “dh”, fjalia e dytë dhe e tretë e ligjit nr. 29/2023 dhe neni 4 i VKM-së nr. 753/2023, cenojnë lirinë e veprimtarisë ekonomike për shkak të mosrespektimit të parimit të sigurisë juridike (në kuptim të pritshmërive të ligjshme dhe qartësisë së normës) dhe parimit të proporcionalitetit.

Read more ...


Mjekja kapet me gazetarët: Më keni mërzitur, keni shtrembëruar fotot

Mjekët e spitalit të Onkologjikut dhe personat e tjerë të përshirë në dosjen e Onkologjikut dolën para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.Një prej mjekeve, Alketa Pere tha për gazetarët se është e pafajshme dhe nuk i ka orientuar kurrë pacientët me tumor në privat.“Nuk kam asnjë koment. Kurrë në jetën time se kam bërë këtë gjë, që pacienti me kancer të shkojë në privat. Duhet të trajtohet në onkologjik, duhet të hetohen spitalet private për aktivitetin që kryhet. Duhet ndryshim rrënjësor në Onkologjik Sot kam ardhjet të mbroj veten time, jam e pafajshme. Unë nuk punoj në asnjë klinikë private, prit një minutë mi, se më keni mërzitur ju gazetarët, më keni shtrembëruar fotot. Unë e ruaj deri në pikën e fundit etikën me personat e sëmurë me kancer, se kam persona të sëmurë. Duhet të ndryshojë struktura e spitalit, dhe gjithçka tjetër”

Read more ...


Rusia: Goditëm infrastrukturën në Ukrainë ku pritet të vendosen avionët e vendeve perëndimore

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendon se janë goditur me raketa dhe mjete ajrore pa pilot (dronë) infrastruktura e aeroportit dhe objektet ku do të vendosen avionët luftarakë të vendeve perëndimore në Ukrainë, transmeton Anadolu.

 

"Mëngjesin e sotëm ndaj Ukrainës është kryer një sulm. Në sulm, krahas raketave me ndjeshmëri të lartë dhe rreze të gjatë që u lëshuan nga deti, në sulm u përdorën edhe raketa hipersonike aerobalistike Kinjal dhe dronë", thuhet në deklaratën e ministrisë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG