Kenia, ministri i Mbrojtjes vendos ushtrinë për t’u marrë me “urgjencën e sigurisë”

Ministri i Mbrojtjes i Kenias, Aden Duale, në mbrëmje ka vendosur ushtrinë për t’u marrë me një “emergjencë të sigurisë” pasi demonstratat e dhunshme kundër rritjes së taksave morën 10 jetë në kryeqytetin Nairobi, transmeton Anadolu.Të paktën 10 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë ditës kur policia hapi zjarr ndaj qindra protestuesve që sulmuan kompleksin e parlamentit në Nairobi për të protestuar kundër rritjes së fundit të taksave.“Kjo është në përgjigje të emergjencës së sigurisë të shkaktuar nga protestat e vazhdueshme të dhunshme në pjesë të ndryshme të vendit”, tha Duale.