Lidhje


Situatë apokaliptike në Athinë, zjarret rrethojnë kryeqytetin grek

Zjarre të mëdha kanë shpërthyer njëkohësisht në 3 zona periferike të Athinës dhe kanë vënë në alarm jo vetëm zjarrfikëset, por edhe gjithë infrastrukturën shtetërore greke. Sipas forcës zjarrfikëse, zjarret në këtë moment po përhapen në zonat Barnaba, Eretria dhe Megara.Deri tani janë djegur disa banesa ndërsa u desh ndërhyrja e policisë dhe ambulancave për të dërguar në spital 10 persona me vështirësi në frymëmarrje. Mbrojtja civile njoftoi banorët që të jenë të gatshëm për t’u larguar nga zona, kurse forca të shumta policore kanë mbyllur kalimet që të çojnë atje.

Read more ...


KFOR-i nuk do të hezitojë të ndërmarrë masa në veri

Pas zhvillimeve të ditëve të fundit në veri të Kosovës, forcat paqeruajtëse të NATO-s, KFOR paralajmëruan se janë të gatshme të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për t'i luftuar zhvillimet të cilat mund ta cënojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Synimi i qeverisë së Kosovës pas hapjen e urës mbi lumin Ibër, mbyllja e zyrave të Postës së Serbisë dhe protestat e serbëve të veriut, bënë që të ketë reagime të shumta ndërkombëtare duke e akuzuar qeverinë e Kosovës për veprime të njëanshme dhe të pa pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin rajonal.

Read more ...


Bunkerët e miliarderëve/ si të pasurit po ndërtojnë fortesat e tyre nën tokë për ti shpëtuar apokalipsit

Pak gjëra duket se qetësojnë ankthet ekzistenciale të super të pasurve si një bunker i krijuar për t’i bërë ballë çdo gjëje.Megjithatë, nuk mjafton më që miliarderi i ndërgjegjshëm për sigurinë të ngulë një dhomë të padepërtueshme të sigurt në bodrum, e cila të jetë bosh.Sipas CNN, bunkerët janë futur seriozisht në treg dhe teknologji të lartë, në disa raste duke u rritur deri në atë masë sa që këto streha po kthehen në kështjella të shekullit të 21-të.“Ne kemi parë shumë më tepër fokus në argëtim”, tha Al Corbi, i cili ka qenë në ballë të luksit të sigurt për 50 vjet si president dhe themelues i SAFE (Strategically Armored & Fortified Environments), me qendër në Virxhinia. në SH.B.A. “Nëse do të jeni në gjendje të mbijetoni nën tokë, ne duam që ju të argëtoheni.”

Read more ...


OKB e quan "tronditës" përdhunimin e të burgosurit palestinez nga ushtarët izraelitë

Zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, Jeremy Laurence, deklaroi se pamjet e ushtarëve izraelitë që përdhunojnë një palestinez të ndaluar në qendrën e paraburgimit Sde Teiman janë "tronditëse", transmeton Anadolu.Laurence iu përgjigj me shkrim pyetjes së Anadolu-t në lidhje me pamjet e ushtarëve izraelitë që përdhunuan një palestinez që ata ndaluan në qendrën e paraburgimit Sde Teiman."Ky është një imazh tronditës. Është një nga shumë imazhet e shkeljeve serioze izraelite në muajt e fundit, duke përfshirë keqtrajtimin e të burgosurve palestinezë, torturat, dhunën seksuale dhe përdhunimin", tha Laurence.

Read more ...


Goditje serioze? Depërtimi i Ukrainës në territorin rus

Trupat ukrainase thuhet se kanë depërtuar disa kilometra në rajonin rus të Kurskut. Forcat e armatosura ruse thonë se po luftojnë kundër tyre. Por shumë pyetje mbeten pa përgjigje.Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes dhe të ekspertëve ushtarakë trupat ukrainase kanë depërtuar 10-15 km në territorin rusNë rajonin Kursk të Rusisë, që kufizohet me Ukrainën verilindore, po zhvillohen që nga mëngjesi i ditës së martë luftime të ashpra. Organet e qeverisjes rajonale kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe rregullisht bien sirenat e alarmit ajror.

Read more ...

XS
SM
MD
LG