Stoltenberg: Ukraina arriti shumë me ofensivën në Kursk

E drejta e Ukrainës për vetëmbrojtje u diskutua të enjten në Oslo nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke iu përgjigjur përdorimit të raketave me rreze të gjatë veprimi.“Ka një diskutim të vazhdueshëm për këtë çështje brenda NATO-s. Më vjen mirë që kaq shumë vende të NATO-s i kanë dhënë këtë mundësi dhe ato që kanë ende kufizime i kanë lehtësuar ato në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet,” tha Stoltenberg, duke theksuar se është e rëndësishme që Kievi të ketë aftësinë për t’iu afruar objektivave ushtarake në tokën ruse.