Shkup: Ngrihet akta.kuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në l.uftën e Rusisë në Ukrainë
Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut, ka paraqitur kallëzim penal kundër një të dyshuari me iniciale Lj.B nga qyteti i Shkupit, për kryerjen e veprës penale "pjesëmarrje në ushtri të huaj, polici, formacione paramilitare apo parapolicore."
Sipas MPB-së, nga shtatori i vitit 2023, i pandehuri Lj.B së bashku me një të denoncuar me iniciale T.Sh, tani i ndjerë, aplikuan për një konkurs të hapur për pjesëmarrje në ushtrinë ruse përmes aplikacionit 'Telegram', ku ofrohej pagë mujore prej 3.000 eurosh.