Ndeshje e shitur?!/Fillojnë hetimet ndaj lojtarit serb të Leganesit, i cili dyshohet se lëshoi dy gola në fitoren e Real Madridit
Wednesday, 02 April 2025 17:58

Duket se lojtari serb, Matija Nastasic ka tradhtuar të gjithë bashkëlojtarët te Leganes në përballjen me Real Madridin. Los Blancos ishin nikoqir të kundërshtarit nga La Liga, por që mbrojtësi serb ka bërë disa lëshime dhe La Liga ka filluar hetimet për dy situata.
Fillimisht, Nastasic lejon Jude Bellinghamin të shënojë në minutën e 47-të, ndërsa Leganes ishte duke fituar. Për të mos mjaftuar kjo, në minutën e 76-të, lojtari krijon hapësirtë për Kylian Mbappen që të shënojë nga gjuajtja e lirë për rezultatin final 3-2.
Andaj, La Liga ka filluar hetimet për serbin, që duket se ka luajtur ndeshjen në lojërat e fatit ose siç raportojnë mediat në Spanjë, ai edhe mund të jetë blerë nga zyrtar të Real Madridit për të lëshuar ndeshjen./insajderi