M*afia e pronave/Dy p*lumba k*okës, vlonjati refuzonte të shiste shtëpinë që të ngrinin pallat

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i ekzekutuar një ditë më parë në qytetin e Vlorës. Hetimet paraprake tregojnë se vrasja mund të ketë lidhje me refuzimin e viktimës për të shitur banesën e tij, e cila ndodhej në një zonë të lakmuar për ndërtime dhe resorte turistike.
Të afërm të Hoxhajt kanë dëshmuar përpara hetuesve se ai ishte shfaqur i shqetësuar kohët e fundit, pasi kishte marrë kërcënime të përsëritura për të dorëzuar pronën. Sipas tyre, viktima kishte refuzuar të shiste shtëpinë për ndërtimin e një pallati në atë zonë.
Në kuadër të hetimeve, policia ka shoqëruar pesë persona, mes tyre edhe pronarin e pallatit ngjitur me shtëpinë e Hoxhajt, për të sqaruar nëse ekziston një konflikt pronësie që mund të ketë çuar në vrasje.
Nga pamjet filmike të sekuestruara në vendngjarje, duket autori i maskuar që qëllon 58-vjeçarin me katër plumba, dy prej të cilëve në kokë dhe dy në trup.
Renato Hoxhaj jetonte prej dy vitesh me një partnere, pas divorcit nga bashkëshortja, ndërsa dy fëmijët e tij jetonin prej vitesh jashtë vendit./joq