Siri, falet namazi i parë i xhumasë në Tel Rifat pasi u pastrua nga t.errorizmi

Personat që u kthyen në rrethin Tel Rifat në veri Sirisë, i cili u çlirua nga organizata terroriste PKK/YPG në kuadër të operacionit "Agimi i Lirisë" të nisur nga Ushtria Kombëtare Siriane (SNA), u mblodhën për ta falur namazin e parë të xhumasë, raporton Anadolu.
Me çlirimin e qendrës së rrethit Tel Rifat dhe fshatrave përreth në operacionin "Agimi i Lirisë" të nisur nga SNA kundër organizatës terroriste PKK/YPG në periferinë e Halepit më 1 dhjetor, civilët që u kthyen në shtëpitë e tyre të sigurt përjetuan gëzimin e faljes së namazit të xhumasë në Tel Rifat.