Çasti fatal/ U nis t’i jepte Trumpit dhuratën, por në vend të saj kapi fotot e masakrave ruse: “Ngatërresa” e Zelenskyt që solli sherrin në Zyrën Ovale
Një “ngatërresë” që përfshin dy “dhurata” krejtësisht të ndryshme që Volodymyr Zelensky i solli Donald Trump, mund të ketë çuar aksidentalisht në grindje publike midis dy presidentëve. Gjithçka ndodhi në takimin e famshëm tanimë në Zyrën Ovale mes dy presidentëve.
Zelensky, pretendon se ai kishte një dhuratë që mund ta ketë bërë gjithçka të kthehej shumë më paqësore që në fillim. Ai i kishte sjellë Trumpit rripin e titullit të kampionit botëror të boksit në peshat e rënda, Oleksandr Usyk, mik i presidentit të Ukrainës.