Lidhje


Merr fund rezistenca, 100 policë a.rrestojnë Presidentin e Koresë së Jugut

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, i cili u shkarkua nga detyra, është arrestuar dhe pritet të merret në pyetje lidhur me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme muajin e kaluar, deklaruan të mërkurën hetuesit kundër korrupsionit, duke i dhënë fund një përballjeje herët në mëngjes përpara rezidencës së tij zyrtare në Seul.

 

Megjithatë, Yoon mbeti sfidues, duke thënë se kishte rënë dakord të bashkëpunonte me autoritetet kundër korrupsionit për të “shmangur gjakderdhjen” pas kapitullit të fundit të një sage që ka tronditur politikën e Koresë së Jugut dhe ka shkaktuar shqetësim mes aleatëve të saj. Yoon tha se sundimi i ligjit ishte “kolapsuar plotësisht” pas ndalimit të tij.

Read more ...


SHBA, përgatitet projektligj që i jep Trumpit "kompetencë të zhvillojë bisedime për të blerë Grenlandën"

Republikanët në Kongresin Amerikan paraqitën në Dhomën e Përfaqësuesve një projektligj që i jep kompetencë presidentit të zgjedhur Donald Trump të "blejë Grenlandën nga Danimarka", transmeton Anadolu. Projektligji, i cili u shfaq në mediat amerikane dhe u prezantua me titullin "Make Greenland Great Again Act", u përgatit nga kongresmeni republikan Andy Ogles.

 

Projektligji i mbështetur nga shumë republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, autorizon Trumpin sapo të bëhet president që të "zhvillojë negociata me Danimarkën për të blerë Grenlandën".

Read more ...


Grupi Houthi në Jemen: Goditëm me raketë supersonike Ministrinë i.zraelite të Mbrojtjes

Grupi Houthi me mbështetje iraniane në Jemen njoftoi se kanë shënjestruar me një raketë Ministrinë e Mbrojtjes të Izraelit, transmeton Anadolu. Në një deklaratë me shkrim, zëdhënësi ushtarak i grupit Houthi, Yahya Saree, pretendoi se kanë goditur Ministrinë e Mbrojtjes të Izraelit me një raketë supersonike që ata e emërtojnë "Palestine 2".

 

Duke pretenduar se sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore dështuan dhe se raketa supersonike arriti me sukses objektivin, Saree theksoi se ky ishte sulmi i tretë ndaj Izraelit në 12 orët e fundit.

Read more ...


Vrasja e Pëllumb Metës, ndryshon akuza për Hygerta Metën

Është ndryshuar akuza ndaj Hygerta Meta, e cila akuzohet se në bashkëpunim me vëllain e saj, Hysenin, ka vrarë dhe asgjësuar kufomën e babait të saj, Pëllumb Meta, duke e groposur në kasolle.

 

Teksa ditën e sotme do të nisë procesi gjyqësor në ngarkim të tre fëmijëve: Hygerta Meta, Hysen dhe Amarildo Meta, u mësua se organi akuzës bën me dije se për 19-vjeçaren ka ndryshuar akuza nga: fshehja dhe asgjësimi i kufomës, në vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, duke rënduar kështu pozitën proceduriale të shtetases Hygerta Meta duke e dërguar në gjykim me një akuzë të re për vrasje në bashkëpunim me vëllain e saj Hysen Meta “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

Read more ...


K.rimineli i.zraelit: Do të reduktojmë në nivel minimal ndihmat për Gazën kur Trump të marrë detyrën

Ministri izraelit i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, ka deklaruar se ata do të reduktojnë hyrjet e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës në nivelin minimal pasi presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, të marrë detyrën, transmeton Anadolu.

 

Smotrichtha se pasi Trump të betohet si president i SHBA-së më 20 janar, administrata izraelite do të reduktojë ndihmën humanitare për Gazën "në nivelin minimal të kërkuar nga ligji ndërkombëtar".

Read more ...

XS
SM
MD
LG