Serbia kërkon shpjegime urgjente lidhur me krijimin e Aleancës së Mbrojtjes Shqipëri-Kosovë-Kroaci. Beogradi: Provokim!
Beograd- Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë në një reagim të martën vonë e ka konsideruar “provokim” marrëveshjen për aleancën ushtarake të nënshkruar nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, ditën e sotme në Tiranë.
Në reagim, Serbia ka thënë se do t’u dërgojë kërkesë urgjente ministrive të Jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë, duke kërkuar shpjegim të detajuar lidhur me nënshkrimin e memorandumit trepalësh për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.
Ndihmoi gjithë natën të mbijetuarit, ndërron jetë shoferi i ambulancës në Koçan
Një shofer autoambulance nga Koçani ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të hëne pas një dite të vështirë, gjatë së cilës pati transportuar të lënduarit nga zjarri tragjik që shpërtheu në një diskotekë në këtë qytet në lindje të Maqedonisë së Veriut.
Ushtari i Veliajt që del në përgjime dhe ish spiun i sigurimit, Ilir Yzeiri, kallzohet penalisht
Ilir Yzeiri, gazetari që është parë të lëvizë sa majtas e djathtas, ka publikuar sërish në mediat e Carlo Bollinos, propagandës së Erion Veliajt dhe të paguara nga inceneratorët, shqiptarja.com, një shkrim denigrues për gjyqtarin Engert Pëllumbi.
Në fakt Ilir Yzeiri del dhe në përgjimet e raportuara në media të kryebashkiakut Erion Veliaj nga burgu, ku shfryn në telefonata me vëllanë, zonjën etj. gjithçka kërkon të bëjë kundër drejtësisë për ta liruar në Apel.
Londër, mijëra protestues në Marshin Kombëtar për Palestinën
Mijëra protestues janë tubuar në Londrën qendrore në Marshin Kombëtar për Palestinën, duke demonstruar në solidaritet me palestinezët në mes të dhunës së vazhdueshme izraelite në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Protuestuesit valëvitnin flamuj palestinezë dhe brohoritnin parrulla që dënonin sulmet gjenocidale të Izraelit në Gaza.
Ndër pankartat e mbajtura nga demonstruesit ishin edhe mesazhe të tilla si “Pasardhësit e të mbijetuarve të Holokaustit kundër gjenocidit të Gazës”, “Ndaloni gjenocidin në Gaza”, “Palestina e lirë” dhe “Ndaloni armatimin e Izraelit”.
“Nuk rrahim fëmijët tanë”, një pjesë e policëve serbë kundër Vuçiç, refuzojnë të punojnë sot
Sot, më 15 mars, Beogradi është shndërruar në epiqendrën e një proteste madhështore, ku mbi 100 mijë studentë e qytetarë kanë dalë në rrugë për të kërkuar drejtësi dhe transparencë pas tragjedisë në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona nga shembja e një stacioni hekurudhor.
Protestuesit fajësojnë keqmenaxhimin, korrupsionin dhe ndërhyrjet politike, duke e konsideruar këtë fatkeqësi si pasojë të më shumë se një dekade qeverisjeje nga Partia Progresive e Aleksandar Vuçiç.