Lidhje


Siri, kreu i milicisë Shabiha që l.uftonte për Asadin v.ritet në p.ërleshjet në Homs

Shuja al-Ali, një ish-zyrtar i rangut të lartë në regjimin e Asadit dhe udhëheqës famëkeq i milicisë Shabiha, u vra në luftimet me forcat e sigurisë në provincën Homs në Sirinë perëndimore, raporton Anadolu.

 

I njohur për përfshirjen e tij në sulme brutale dhe vrasje masive, Ali vdiq në një përleshje midis besnikëve të regjimit dhe forcave siriane të sigurisë, përleshje e cila gjithashtu rezultoi me viktima nga të dyja palët.

Read more ...


MPJ-ja turke dënon fuqishëm bastisjen e xhamisë Al-Aksa nga ministri e.kstremist i.zraelit, Itamar Ben-Gvir

Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes ka dënuar fuqishëm bastisjen që ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, ka kryer ndaj xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

 

"Dënojmë fuqishëm bastisjen që ministri izraelit (Ben-Gvir) kreu në xhaminë Al-Aksa nën mbrojtjen e forcave të sigurisë. Përveç gjenocidit që vazhdon në Gaza, provokimet e zyrtarëve izraelitë që synojnë ndryshimin e 'status quo'-s historike në Al-Aksa përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në rajon", thuhet në reagimin e ministrisë turke.

Read more ...


S.kandali në spitalin “Shefqet Ndroqi”/ I mori 8 mln lekë pacientes me Covid, d.ënohet Tire Alldervishi

Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për skandalin e Tire Alldervishit togat e zeza kanë vendosur pafajësi për të dyshuarat e tjera, përveç Tire Alldervishi. Tire Alldervishi u dënua me 22 muaj shërbim prove, pasi i mori 8 mln lekë pacientes me Covid në këmbim të shërbimit.

 

Skandali “Tire” u publikua për herë të parë në një emision investigativ dhe nëpërmjet video-përgjimeve u zbulua se ajo duke u prezantuar si infermiere familjareve të pacientëve që ishin të shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi, duke u marrë para në kërkim të shërbimit.

Read more ...


Ekspertët: Përkeqësohet situata në Sahel pas tërheqjes së trupave amerikane

Në muajin shtator, ushtria amerikane përfundoi tërheqjen e trupave të saj nga Nigeri, ku kishte dy baza që ndihmuan vendet partnere në luftën kundër terrorizmit në Sahel. Në vitin 2023 pjesëtarët e ushtrisë së Nigerit organizuan një grusht shteti. Duke cituar ushtrinë amerikane, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, njofton se tërheqja e trupave ka patur ndikim të madh në përpjekjet kundër terrorizmit në rajon. Pas largimit të ushtrisë amerikane nga Nigeri, zyrtarët e mbrojtjes thonë se prania e tyre në Afrikën Perëndimore ka rënë në më pak se 300 trupa nga rreth 1000 që kishte më parë.

Read more ...


Katolikët në Halep festojnë Krishtlindjet në frymën e harmonisë dhe shpresës për një të ardhme më të mirë

Katolikët në qytetin sirian po festojnë Krishtlindjet e para pas rënies së regjimit të Partisë Baath dhe familjes Asad, raporton Anadolu. Duke shijuar stabilitetin dhe paqen e përtërirë nën kontrollin e grupeve që rrëzuan regjimin e mëparshëm, besimtarët e qytetit sirian përqafuan festën në unitet dhe me shpresë.

 

Kisha Katolike, e përgatitur për këtë festë, shfaqi një pemë të Krishtlindjes me ndriçim të ndezur dhe dekorime festive, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse. Qindra besimtarë nga të gjitha grup-moshat mbushën kishën, duke u bashkuar për të shprehur dëshirat e tyre për paqe dhe harmoni.

Read more ...

XS
SM
MD
LG