Tragjedi në jug të Iranit, raketa godet shkollën dhe vret 40 nxënëse
Vijnë raportet e para për viktimat civile pas sulmeve ajrore të gjera amerikano-izraelite në territorin e Iranit. Sipas mediave shtetërore iraniane, në një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një shkolle fillore në jug të vendit janë vrarë 40 nxënëse.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA njoftoi se një raketë izraelite goditi një shkollë fillore për vajza në qytetin Minab, në provincën Hormozgan në jug të Iranit, shkruan skynews. Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, objektivi i sulmit ishte shkolla "Shajereh Taybeh". Në kohën e goditjes, në turnin e mëngjesit po merrnin mësim rreth 170 vajza nxënëse.

