Lidhje


Angazhohej kundër Kosovës, ish-sekretarit të KiE-së i zbulohen mesazhet me Epsteinin

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torbjørn Jagland, i njohur për deklaratat e tij të ashpra ndaj Kosovës, është përfshirë së fundmi edhe në dokumentet e publikuara që lidhen me financierin e dënuar për krime seksuale Jefr Epstein.

 

Në vitin 2004, Jagland shprehu bindjen se struktura kriminale kishin depërtuar thellë në drejtimin e institucioneve të Kosovës, duke theksuar se, sipas tij, vendi dallohej më shumë për veprimtari të paligjshme sesa për sektorë të tjerë.  Ai kishte thënë se “Kosova prodhon pak gjëra të tjera përveç krimit”.

Read more ...


Diplomatët italianë kërcënohen nga koloni i armatosur "izraelit" në Bregun Perëndimor, Roma thërret ambasadorin

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani kërkoi të hënën thirrjen e ambasadorit "izraelit" në Romë për të sqaruar një incident që përfshinte dy oficerë të Karabinierisë italianë gjatë detyrave të tyre në Konsullatën Italiane në Jerusalem.

 

Kolonisti i Armatosur shënjestron oficerët italianë

 


Sipas Ministrisë së Jashtme italiane, dy oficerët u kërcënuan drejtpërdrejt nga një burrë i armatosur me veshje civile, që besohet të jetë një kolon "izraelit", i cili u drejtoi një mitraloz.

Read more ...


Mbreti Abdullah II urdhëron transformim strukturor të ushtrisë jordaneze brenda tre viteve

Mbreti Abdullah II ka urdhëruar hartimin e një strategjie gjithëpërfshirëse dhe një udhërrëfyesi të qartë për transformimin strukturor të Ushtrisë Jordaneze gjatë tre viteve të ardhshme, me synim përballjen me kërcënimet aktuale dhe të ardhshme.

 

Ai theksoi domosdoshmërinë e modernizimit të strukturës organizative, integrimin e teknologjive të avancuara në doktrinën ushtarake, përfshirë mbrojtjen dhe sulmin kibernetik, dronët dhe inteligjencën artificiale në të gjitha nivelet e forcave të armatosura.

Read more ...


Kryeministri britanik i quan "fyese" komentet e Trumpit për trupat e NATO-s në Afganistan

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump për trupat e NATO-s në Afganistan ishin fyese,. Duke folur për gazetarët në Londër, Starmer tha se komentet e Trumpit, të cilat minimizuan rolin e trupave, ishin “fyese dhe sinqerisht të papranueshme”, duke shtuar se presidenti amerikan duhet të kërkojë falje.

 

“Nëse unë do të kisha folur gabimisht në atë mënyrë, me siguri do të kërkoja falje”, tha ai. Starmer ritheksoi “marrëdhënien shumë të ngushtë” mes Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, duke theksuar se ajo “është e rëndësishme për sigurinë dhe mbrojtjen”.

Read more ...


Kushner nga Davos: Do të ndërtohen 100 mijë banesa në Gaza

Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner gjatë fjalimit të tij në Davos, ka dhënë më shumë detaje rreth planeve të zhvillimit të Bordit të Paqes në Gaza, pa përmendur plane për një rrugë drejt një shteti palestinez.

 

Sipas tij, Bordi i Paqes dëshiron të përdorë “parimet e tregut të lirë” për të zvogëluar varësinë e Gazës nga ndihmat e huaja. “Gjëja numër një do të jetë siguria, natyrisht po punojmë shumë ngushtë me izraelitët për të gjetur një mënyrë për de-eskalim, dhe faza tjetër është puna me Hamasin për çarmatim. Pa siguri, askush nuk do të bëjë investime, askush nuk do të vijë të ndërtojë aty. Na duhen investime për të filluar dhënien e vendeve të punës”, tha Kushner.

Read more ...

XS
SM
MD
LG