Suedia mbështet unitetin e Somalisë pas njohjes së Somalilandit nga I.zraeli
Suedia tha sot se mbështet unitetin dhe sovranitetin e Somalisë pas njohjes së Somalilandit nga Izraeli, një rajon separatist në Somali, transmeton Anadolu. "Në përputhje me Bashkimin Evropian, Unionin Afrikan dhe organet përkatëse rajonale, Suedia mbështet parimet e unitetit, sovranitetit dhe integritetit territorial të Somalisë", shkroi Ministria e Jashtme Suedeze në platformën amerikane të mediave sociale X.
BE-ja gjatë fundjavës tha se "riafirmon rëndësinë e respektimit të unitetit, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës Federale të Somalisë", në përputhje me kushtetutën e saj dhe kartat e Unionit Afrikan dhe OKB-së. Blloku bën thirrje për "dialog kuptimplotë" midis Somalilandës dhe Qeverisë Federale të Somalisë "për të zgjidhur mosmarrëveshjet e gjata".