Lidhje


Kush është Erion Gina? Kunati i Sandrit bashkë-pronar me Dhjusin në 17 kullat nga 30 kate tek Liqeni i Farkës

"Të fala Sandrit!" me kullat rresht, resorte në Jug e miliona € qoka... Ditën e djeshme JOQ raportoi përfitimin e një lejeje të frikshme ndërtimi në liqenin e Farkës ku bëhej fjalë për ngritjen e 17 kullave nga 30 kate secila, projekt që do të betonizojë totalisht njërën prej të pakëtave hapësira të gjelbra në Tiranë.

 

Pronarë të kullave është Dhjus Bushaj, kamufluesi i pasurive të oligarkëve të vendit dhe Erion Gina, kunari i Aleksandër Frangaj, i cili njihet më së miri për lidhjet blu-mavi dhe qokat e përfituara ndër vite nga pushteti e opozita.

Read more ...


Incidentet islamofobike në Australi, “rritje dramatike” që nga 7 tetori 2023

Australia ka parë një “rritje dramatike” të incidenteve islamofobike që nga sulmet ndërkufitare të 7 tetorit 2023 nga grupi palestinez Hamas ndaj Izraelit që ndezën luftën në Gaza, me gra dhe vajza të shënjestruara në mënyrë disproporcionale, raportoi të hënën transmetuesi lokal SBS News.

 

Raporti citoi Nora Amath, drejtoreshë ekzekutive të Islamophobia Register Australia, sipas së cilës gratë dhe vajzat përbëjnë rreth 75 për qind të viktimave, ndërsa shumica e autorëve janë burra jo-muslimanë.

Read more ...


Në Spitalin Memorial të Fierit realizohet për herë të parë ndërhyrja e avancuar neurokirurgjikale

Në Spitalin Memorial të Fierit, i cili është ndërtuar me mbështetjen financiare të Turqisë, është realizuar për herë të parë ndërhyrja e avancuar neurokirurgjikale. Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar se në Spitalin Memorial, Fier, u realizua me sukses kranioplastika e parë, sipas tij, një ndërhyrje e avancuar neurokirurgjikale që i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar, pas një goditjeje të rëndë në tru. "Pas 6 muajsh pritjeje dhe përkujdesje të vazhdueshme, pjesa e munguar e kraniotomisë iu vendos sërish pacientit, i cili tashmë ka dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. Mirënjohje për ekipin mjekësor: Dr. Egemen Nursoy, Dr. Klaudio Disha, Dr. Hasan Bayindir, Dr. Holta Kraja, Dr. Xhesika Hoxha dhe infermieren Fjorida Ago", ka shkruar Rama.

Read more ...


V.riten 38 palestinezë në sulmet i.zraelite në Gaza

Që nga orët e mëngjesit 38 palestinezë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në sulmet e ushtrisë izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës. Izraeli, i cili ka shkaktuar një katastrofë humanitare duke shtrënguar bllokadën ndaj Gazës dhe duke kufizuar fluksin e ndihmave, shënjestroi tendat e palestinezëve të zhvendosur, civilët që kërkonin ndihmë dhe vendbanimet.

 

Sipas informacioneve të marra nga burime shëndetësore dhe dëshmitarë okularë, numri i të vdekurve në sulmin e ushtrisë izraelite ndaj shtëpisë trekatëshe që i përkiste familjes Nawfal në perëndim të Khan Younis në Gazën jugore është rritur në 10.

Read more ...


Nga Spanja në Greqi e Shqipëri, i gjithë Mesdheu po digjet, NASA publikon imazhet satelitore

Sistemi satelitor i NASA-s ka kapur imazhe të qarta të vatrave të zjarreve që janë përhapur përgjatë gjithë Mesdheut. Nga Greqia në Spanjë, nga jugu i Francës në Qipro, nga Italia në Shqipëri, qindra vatra aktive janë duke djegur pyje dhe zona të mëdha të gjelbërta.

 

Çdo pikë e kuqe në fotografitë satelitore përfaqëson një vatër aktive zjarri, qoftë e madhe, qoftë e vogël. Imazhet tregojnë zhvillimin e zjarreve sipas kohës, ato që janë aktive sot, ato të regjistruara në 24 orët e fundit, dhe ato që kanë ndodhur gjatë 7 ditëve të fundit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG