Zëvendëspresidenti i ShBA-së: Kritikat ndaj I.zraelit nuk duhet të ngatërrohen me antisemitizmin
Zëvendëspresidenti i zgjedhur i ShBA-së, JD Vance, tha se kritikat ndaj Izraelit nuk duhet të barazohen me antisemitizmin, duke theksuar një dallim të qartë midis kundërshtimit të politikave specifike dhe ushqyerjes së urrejtjes ndaj popullit hebre.
"Do të thoja se ka një ndryshim midis mospëlqimit të Izraelit (ose mospajtimit me një politikë të caktuar izraelite) dhe antisemitizmit", tha Vance në një përgjigje ndaj postimit në rrjetin social X të hënën vonë.