Lidhje


“Njësoj si Trump”, Rama: Do të flas në parlamentin e Izraelit, Kneset, të hënën

Nga foltorja e Kuvendit, Edi Rama njoftoi se të hënën e ardhshme do të flasë në Parlamentin e Izraelit, njësoj si presidenti i Amerikës, tha ai.

 

“Të hënën e ardhshme do ti drejtohem parlamentit të izraelit si kryeministër i Shqipërisë në të njëjtin format që ju rezervua para pak kohësh presidentit të SHBA-ve. Duke qenë se lista aty është e shkurtër dhe kundërshtarët e bordit sapo e përfunduan numërimin e të gjitha vendeve, a thua se numrat flasin ndonjë gjë të madhe për një vend si i yni, duke i thënë shqiptarëve se prania e Shqipërisë ishte pa vlera, duke të nënvizoj se për Shqipërinë, për mua dhe për ne, është një ftesë dhe nderë që nuk ju bëhet të gjitha shteteve të botës. Ne jemi një vend tejet i vogël që u vetzhduk duke e mbyllur derën nga brenda”, tha Rama.

Read more ...


Shërbimi sekret grek synon destabilizimin e drejtësisë në Shqipëri. Godet GJKKO

Shërbimi sekrete grek, EYP ka “prodhuar” një vendim në mungesë të gjykatës së Janinës, për të nxjerrë të dënuar gjyqtaren e GJKKO Irena Gjoka për falsifikim të vizës. Edhe pse Prokuroria e Përgjithshme nuk ka ka çuar asnjë dosje në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

 

EYP grek përmes agjentëve të saj në Shqipëri solli disa dokumente në gjuhën greke, me vula e firma, të përcjella në media nga njerëzit e PD, për të nxjerrë të kompromentuar sistemin e drejtësisë.

Read more ...


Rrjeti i restoranteve “i.zraelit” në Belgjikë mbyllet pas bojkotit

Rrjeti ushqimor “Boker Tov” me seli në Antwerp, i “frymëzuar nga Izraeli”, ka deklaruar falimentin dhe ka mbyllur restorantin e tij të fundit në Antwerp, pas mbylljes së lokacioneve të tij në Ghent dhe Bruksel në fillim të vitit 2025.

 

Ndërsa pronarët ia atribuojnë falimentimin një humbjeje masive të shkaktuar nga “urrejtja online” dhe bojkotet pas sulmit në Gaza, të dhënat financiare tregojnë se rrjeti kishte luftuar me borxhet në rritje dhe zgjerimin e shpejtë dhe të paqëndrueshëm që nga viti 2021.

Read more ...


BE kërcënon Trump: Nëse futesh në Groenlandë, prit përgjigje ushtarake

Do të ishte fundi i NATO-s nëse SHBA-të do të pushtonin Groenlandën me forcë dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të thirreshin për t’i ardhur në ndihmë Danimarkës në rast agresioni ushtarak, tha sot Komisioneri Evropian i Mbrojtjes, Anders Kuppelius.

 

Duke vazhduar kërcënimet e tij kundër territorit autonom danez, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha dje se SHBA-të do ta pushtonin Groenlandën “në një mënyrë ose në një tjetër”, sepse “nëse nuk e marrim ne, do ta bëjnë Rusia ose Kina”. 

Read more ...


Venezuela, Groenlanda, Ukraina: Kancelari mes krizash

Friedrich Merz nën disa trysni: një rrëmbim nga SHBA-të, shumë i diskutueshëm sipas ligjit ndërkombëtar; kërcënime të hapura kundër Groenlandës nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump; njoftimi i Kancelarit se ushtarët gjermanë do të merrnin pjesë gjithashtu - megjithëse jodrejtpërdrejt - në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën; rreth 100,000 njerëz në Berlin mbetën pa energji elektrike dhe ngrohje për disa ditë pas një sulmi në rrjetin elektrik; dhe më pas vendimi i habitshëm për të shkarkuar kreun e stafit në Kancelari - pas vetëm tetë muajsh në detyrë. Kreu i qeverisë gjermane kishte shumë punë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG