Arti antagonist i Kiço Blushit
Danimarka mund të përballet me stuhi të forta detare çdo 3 vjet nëse dështojnë qëllimet klimatike
Sipas të dhënave nga Instituti Meteorologjik Danez (DMI), Danimarka mund të përballet me valë të forta stuhish çdo tre vjet nëse bota nuk arrin të përmbushë objektivat klimatike.
Sipas transmetuesit TR, valët e stuhive si ajo që goditën Danimarkën në tetor të vitit 2023, të përshkruara si "ngjarje 100-vjeçare" mund të ndodhin çdo tre vjet brenda 50 viteve të ardhshme nëse bota vazhdon në rrugën e parashikuar për një rritje globale të temperaturës prej 2.8 gradë Celsius.
Si mbijeton Netanyahu: Përça dhe sundo në Gaza dhe I.zrael
Nga Aluf Benn “Foreign Affairs”
Më 13 tetor, izraelitët ishin rreshtuar pas ekranit të televizorit. Armëpushimi në Gaza sapo kishte hyrë në fuqi dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump po i drejtohej me një fjalim parlamentit vendas, Knesset. Në sallë ishte ulur mikpritësi i Trump, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. “Dua të shpreh mirënjohjen time për një njeri me guxim dhe patriotizëm të jashtëzakonshëm”- tha Trump, duke i kërkuar Netanyahut të ngrihej në këmbë. Ishte një moment i jashtëzakonshëm. Kur Hamasi kreu sulmin më të rëndë në historinë e Izraelit më 7 tetor 2023, pak analistë prisnin që Netanyahu do të ishte ende në pushtet dy vjet më vonë.
Kur narcizizmi vishet me petkun letrar/ Apologjia e një autori që ndriçohet vetëm nga reflektimi i vetvetes
Nga Alban Gorishti
Në çdo dekadë, Shqipëria prodhon një autor që mendon se ka zbuluar misterin e identitetit. Herë e quan “komb”, herë “gjuhë”, e së fundi “fe”. Kësaj radhe, në rolin e profetit të vetëshpallur, shfaqet Ben Blushi me librin e tij të ri Jam Mysliman, një titull që të kujton më shumë një rrëfim pendese, por që shërben si ftesë për një spektakël letrar.
Halloween / Kotësia që shitet si festë
Në një shoqëri ku çdo gjë huazohet, edhe errësira vjen si modë. Halloween-i, dikur ritual krishtero-pagan që kishte të bënte me shpirtrat e humbur dhe shtrigat, është shndërruar sot në një festë mbrëmjeje me fytyra të lyera, me maska dhe zbukurime që s’mbartin më as frikë, as domethënie veç zbrazëti dhe konsum. Ironia është se vetë të krishterët, që dikur e përshtatën për të zbutur paganizmin, sot i janë dorëzuar sërish simbolikës së tij, tashmë të paketuar në tullumbace, make up dhe rrjete sociale.
Në Shqipëri, ky import i pakuptimtë u pranua pa asnjë reflektim. Një popull që ende s’ka mësuar të festojë të tijat, që s’di as të nderojë Ditën e Pavarësisë pa zhurmë politike, vrapon pas çdo feste të huaj si pas një iluzioni të rehatshëm. Dyqanet mbushen me maska demonësh, ndërsa fëmijët mësohen të “frikësojnë” për argëtim, pa kuptuar se po mësohen të adhurojnë grotesken. Kështu, një popull që s’ka liri shpirtërore, kërkon të ndjejë përkatësi në një festë që i përket kulturave të tjera një përpjekje e trishtuar për t’u dukur modern, ndërsa humbet vetveten.