Miliarderët ‘e ngrirë’ kërkojnë të jetojnë përjetë me ringjalljen e kokave të prera (fotot)

Qindra njerëz të pasur në të gjithë botën thuhet se kanë nënshkruar e paguar për të ngrirë trupin e tyre pas vdekjes, për t’u risjellë më vonë në jetë me ‘trupa super-inteligjentë.’Imagjinoni njerëzit e pasur e të famshëm që ngrijnë trupin e tyre me shpresën për ta risjellë në jetë disa qindra vjet më vonë, pas avancimeve të supozuara të shkencës e teknologjisë.Shumë prej tyre kanë besim te projekti, teksa rreth 5,500 njerëz kanë pranuar ngrirjen post-mortem, me teknologjinë e njohur si “krionika”, sipas të cilës trupi ngrihet për t’u ruajtur, derisa shkenca të gjejë një mënyrë për ta risjellë në jetë.