Lidhje


Kënga e Pashait të Shkodrës, Mahmud Pashë Bushatlliut

Nga Samuel Laze


Në vitin 1899, në librin “Abetarja shqip” apo “Elifba-i lisan-i Arnavudi” të botuar nga “Përlindia e Shqipëtarëve” gjendet si tekst ilustrues një këngë kushtuar Pashait të njohur të Shkodrës, Karamahmut Pashë Bushatlliut. Kjo abetare është përgatitur me qëllimin që t’ju mësonte shqiptarëve ta shkruanin gjuhën shqipe me gërma latine. Këtë fakt e tregon shumë qartë përmbajtja e këtij libri, në të cilin kriter bazë është gjuha shqipe e shkruar me harfet e Kur’an-i Qerimit, ndërsa në krahun tjetër paraqiten gërmat latine, mësimi i së cilave është objektivi përfundimtar që synohet të arrihet.


***
Kanga e Kara-Mahmudit
Ky oxhaku i kapedanit
Kudo ven i ban murad
Me hidajet të Rrahmanit
Meleqet i vijn’ imdat
Mahmud Pasha sokol me fletë
Mashallah ky si azgani
Se në tabe duvel vet
Ç’i dha topit e havanit
Shkodra në kam’ u çu
Aman pasha tu bamshim kurban

 

Kemi ra nër kamët e tua
Ilia thotë jam krail vetë
E kërkën un’ nuk kam frikë
Edhe Popin e kam gjetë
Me ba luftë me Devletit
Pasha kërkoi vilajetet
Kush e ban vedin feda
Në Shkodër tonë dy vetë janë gjetë
Me mar’ harxh në Shqah
Haberi vajti në Shkodër
Thanë se e preu Dani Ilin

 

Me lodra i dolën përpara
Si ta merrte Rumelinë
Ju bejlerë e agallarë
Jallah dalshi selamet
Ju ma paçi faqen e bardhë
Allahut amanet
Tabak e terzi sa jeni
Me namaz me ibadet
Me i ba dua borxh e kemi
Se i shtohet ymr-i devlet


Edhe pse kjo është një këngë popullore, në ditët e sotme, për shkak të masakrës së kryer ndaj gjuhës shqipe shumë fjalë janë fshirë nga kujtesa kolektive dhe "faji" i vetëm i këtyre fjalëve është se janë me burim nga Kur'ani. Abrogimi i tyre është realizuar me synimin për të shkëputur lidhjen psikologjike dhe shpirtërore të shqiptarëve me Kur'anin. Më poshtë po paraqesim shpjegimin e përafërt të këtyre fjalëve:


1. Murad: diçka që pritet të realizohet duke e dëshiruar duke e shpresuar * rezultat apo objektiv që synohet të arrihet *lutje, kërkesë apo dëshirë e fortë
2. Hidajet: vërtetësi, të qenurit mysliman, ta dish të shtrembërën të shtrembër dhe hakun hak, të ndjekësh rrugën e duhur, të largohesh nga rruga e gabuar
3. Rrahman: Është një prej emrave të Allahut (esma-i hysna). Përkthimi i emrave të Zotit është i pamundur por nëpërmjet tefsireve dhe shpjegimeve gjithëseili mund t’i perceptojë këto emra në bazë të nivelit dhe kapacitetit që ka.
4. meleq: Krijesa të pafajshme, me natyrë të pastër të krijuara nga nuri 2. njeri me sjellje shumë të mirë (Te shkronjat e Kur’an-it ekzistojnë dy “k”, njëra “kef” e cila lexohet butësisht dhe tjetra “kaf” e cila lexohet fortë. Në shqipen me gërma latine për shkronjën “kef” është përdorur shkronja “q” psh. qatip, meleq, qemal etj.. dhe për shkronjën “kaf” është përdorur shkronja “k” psh. kalem… shih. shkrimet e hfz. Ali Korçës, Vehbi Dibrës …
5. imdad: të arrish në ndihmë, përdoret edhe si shprehje për të kërkuar ndihmë, fuqi që dërgohet për ndihmë 2. të zgjatësh afatin, të japësh më shumë kohë
6. Devlet: Organizim politik, moral, administrativ, legjislativ në një njësi territoriale me kufij të caktuar
7. Feda: të japësh çdo gjë për një kauzë apo synim të caktuar
8. Selamet: të shpëtosh nga një rrezik, të jesh në siguri, të shpëtosh nga frikërat dhe të këqijat 2. të vdesësh me iman 3. vërtetësi, saktësi, të jesh i shëndetshëm, etj…
9. ibadet: të punosh për Zotin, të jesh rob i Zotit, të punosh në realizimin e urdhëresave dhe ndalesave hyjnore. Ibadetet janë dy lloje ; personale dhe sociale


Fotot e “Elifba-i lisan-i Arnavudi” prej nga është marrë kënga kushtuar Mahmud Pashë Bushatlliut:

 

 


Revolucioni Grek i vitit 1821: kryengritje kombëtare apo revoltë ortodokse ballkanike?

Revolucioni grek i vitit 1821 vazhdon të paraqitet në historiografinë klasike si momenti themelor i lindjes së kombit grek modern, një përballje lineare midis grekëve dhe Perandorisë Osmane. Megjithatë, ky interpretim, sado funksional për ndërtimin e narrativës shtetformuese, e thjeshton një realitet historik shumë më kompleks. Në fakt, kryengritja e vitit 1821 ishte më pak një revolucion etnik në kuptimin modern dhe më shumë një shpërthim i një bote ortodokse ballkanike, ku identitetet fetare, ekonomike dhe kulturore kishin përparësi ndaj vetëdijes kombëtare.

Read more ...


SHTREMBËRIMI I QËLLIMSHËM (ANTIOSMAN) I HISTORIOGRAFISË – NJË NGA PADREJTËSITË MË TË MËDHA NDAJ SHQIPTARËVE

Shtrembërimi, zhvendosja dhe stereotipizimi i historisë sonë, veçanërisht në raport me periudhën osmane, ka qenë një ndër padrejtësitë më të mëdha ndaj shqiptarëve. Një qasje e tillë, e ndërtuar shpesh mbi keqinterpretime dhe paragjykime, nuk i shërben askujt.

 

Osmanët, larg të qenurit okupatorë në kuptimin që iu atribuohet sot, për një pjesë të madhe të popullsisë arbërore u shfaqën si stabilizues, mbrojtës dhe faktorë integrimi. Një etni e cila, para ardhjes së tyre, ishte e copëzuar, e dëmtuar nga luftërat e panumërta dhe gjysmë-e asimiluar nga fqinjët, gjeti brenda Perandorisë Osmane hapësira të reja zhvillimi. Nga popull i nënshtruar ndaj Serbisë, Bizantit, Venedikut, Napolit dhe Bullgarisë, shqiptarët u bënë pjesë e një superfuqie që sundonte Mesdheun, Ballkanin, Anadollin, Irakun, Arabinë, Egjiptin, Palestinën, Libanin, Algjerinë, Hungarinë, Vllahinë – dhe që ishte vetëm pak hapa larg Vjenës (me Qyprilinjtë) dhe Romës. Pa harruar Hajredin Pashë Barbarosën – shqiptarin që u shpall “mbreti i Mesdheut”.

Read more ...


Problemet globale të internetit, Cloudflare sqaron ndërprerjen: Nuk ka pasur sulm kibernetik

Gjatë ditës së sotme, një pjesë e madhe e internetit ka pësuar ndërprerje, duke prekur platforma botërore. Probleme të tilla u shfaqën edhe në gazetat online të Kosovës, ku qasja dhe funksionimi i tyre nuk ishin të mundur.

 

Kompania teknologjike Cloudflare, një nga shtyllat kryesore të infrastrukturës së internetit, ka dalë me sqarime, duke mohuar se bëhej fjalë për sulm kibernetik. Nga kompania është thënë se problemet u shfaqën për shkak të një “ndërprerjeje në gjigantin e infrastrukturës së internetit Cloudflare”, të cilën e identifikuan që në mëngjes.

Read more ...


Kapele ose burg – Ligji i “çuditshëm” i Ahmet Zogut

Përgatiti : Samuel Laze

 

Ka disa kryetarë familjesh të cilët në shtëpinë  tyre “bëjnë ligjin”, demonstrojnë autoritetin e tyre pranë grave, fëmijëve dhe atyre që kanë nën vete. Duan të tregojnë se janë “burra” dhe për këtë arsye nuk lejojnë t’ju vihet fjala në diskutim, ndërsa përjashta rrinë me duar të lidhura e nuk bëjnë as gëk as mëk... Të tilla janë edhe regjimet që kapriçot e komplekset e tyre i vendosin si kriter kombëtar ndërsa me të huajit –qoftë nga interesi qoftë nga frika – kalojnë në versionin “lepe-peqe”...

 

***

 

Shekulli XX shënon pikën kulminante të ndryshimeve radikale në strukturën shoqërore, mentalitetin dhe botëkuptimin shqiptar. Megjithatë, ndryshimi i rrjedhës kombëtare nuk erdhi si një rezultat i përvetësimit të natyrshëm por duke vënë në përdorim kamxhikun e politikës. Goditjet e këtij kamxhiku politik do të shpeshtoheshin (intensifikoheshin) në mënyrë të posaçme gjatë regjimit të Ahmet Zogut.

Read more ...

XS
SM
MD
LG