Dhimitris Orologas: Arvanitasit! “origjina e grekëve të rremë”

Kur flasim për Greqinë, doemos që përmendim arvanitët të cilët shteti grek i mohon në çdo mënyrë. Megjithatë historianët janë ata të cilët i përmendin. Njëri prej tyre, Dhimitris Orologas hulumton dhe shkruan për ta. Ai madje ka shkruar një libër, duke pretenduar se në Greqi ka thuajse pesë milionë arvanitë. Libri është botuar më 2011 në gjuhën greke, ndërsa është në proces botimi në gjuhën angleze. Dhimitris Orologas (Demetrios Orologas) ka jetuar shumë vite në Afrikë e Angli. Flet pesë gjuhë dhe ka një diplomë në historin e artit. Ai e konsideron veten një kozmopolit, ndërkaq ka shkruar që i vogël, kurse librin e tij të parë e botoi në moshën 29-vjeçare. Libri nga i cili kemi shkëputur pjesën për arvanitët është i treti. Shteti grek ia ka ndaluar hyrjen, ndërkaq jeton në ekzil në Armeni. Nistori ju sjell ekskluzivisht atë që Orologas e thotë për arvanitët.