Prifti katolik Jean-Claude Faveyrial: Perandoria Osmane shpëtoi racën shqiptare

Duke filluar nga shek. XIII, mbretërit serbë nga dinastia Nemanja punuan për ta zhvendosur epiqendrën e shtetit të tyre nga Rasha në drejtim të viseve të pasura të Kosovës. Qytetet të tilla si Shkodra, Prizreni, Prishtina e Shkupi, u bënë me dhunë në kohë të ndryshme seli të oborrit serb.Një tjetër qendër e rëndësishme e Kosovës, Peja, prej mesit të shek. XIII u kthye në qendër të kishës autoqefa…le serbe. Duke filluar nga gjysma e dytë e shek. XIII serbizohen kishat e manastiret e Kosovës dhe ndërtohen shumë kisha të reja të cilat u pajisën me fonde të mëdha tokësore.