Meta mbyll Messenger.com, përdoruesit drejt Facebook Messages
Saturday, 21 February 2026 15:43
Kompania Meta ka njoftuar se faqja Messenger. com do të mbyllet përgjithmonë në prill 2026, duke i detyruar përdoruesit të vazhdojnë bisedat e tyre përmes facebook.com / messages ose aplikacionit Messenger në pajisjet mobile.
Ky vendim është pjesë e strategjisë së Metas për të unifikuar shërbimet e mesazheve dhe për të thjeshtuar përvojën e përdoruesve, duke hequr alternativat më të vjetra për mesazhe në kompjuter.
Përdoruesit që tentojnë të hyjnë në Messenger.com pas mbylljes do të ridrejtohen automatikisht te faqja kryesore e Facebook.
Për ata që përdorin Messenger pa një llogari Facebook, bisedat mund të vazhdojnë përmes aplikacionit mobil, dhe historia e bisedave mund të rikthehet me PIN-in e ruajtur nga përdoruesi.
Ekspertët e teknologjisë thonë se kjo lëvizje është një hap logjik drejt integrimit të mëtejshëm të platformave sociale të Metas, ndërsa përdoruesit duhet të përshtaten me ndryshimet përpara mbylljes së faqes.