Lidhje


Trump refuzon raketat ‘Tomahawk’ për Ukrainën: Mund të shkaktojë përshkallëzim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur rezerva të forta për dërgimin e raketave lundruese “Tomahawk” në Ukrainë, një kërkesë e bërë nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë. Trump e konsideroi këtë veprim të parakohshëm dhe rrezik për përshkallëzim. “Shpresoj të mos kemi nevojë për to,” tha Trump gjatë takimit me Zelenskyn. “Shpresojmë që do të jemi në gjendje ta përfundojmë luftën pa diskutuar për Tomahawk-ët.”

Read more ...


Drejtësia e para: Pse duhet rishkruar plani i paqes për Gazën

Nga Ranjan Solomon “Middle East Monitor”

 

Paqja e vërtetë, nuk do të vijë nga marrëveshjet e shkruara në Uashington apo Jeruzalem, por nga dhënia fund e padrejtësisë, kur palestinezët të munden të ecin të lirë në tokën e tyre, kur të zbrazen kampet e refugjatëve, kur kërkimi i faljes të zëvendësojë arrogancën, dhe kur të dy popujt të qëndrojnë të barabartë para ligjit të njerëzimit.  E ashtuquajtura marrëveshje për Gazën, e shpallur me shumë bujë nga Uashingtoni, nuk është as e drejtë dhe as legjitime. Është një trofe për Donald Trumpin dhe dhëndrin e tij, Jared Kushner, një ushtrim cinik vetë-promovimi i maskuar si diplomaci.

Read more ...


Dronët e Kosovës ‘tmerrojnë’ Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kritikuar Turqinë, duke thënë se është i tmerruar nga sjellja e këtij vendi dhe ka konsideruar se ai e ka shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas furnizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me “mijëra” dronë kamikazë “Skydagger”. “Tash është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe është duke ëndërruar sërish për ringjallje të Perandorisë Osmane. Serbia është shtet i vogël, por ne i kuptojmë synimet e tyre reale”, ka deklaruar Vuçiç.

Read more ...


39 milionë euro dëmshpërblime në 9 vite! Strasburgu “ndëshkon” Shqipërinë për padrejtësi, prona dhe gjyqe të pafundme

Shqipëria është urdhëruar të paguajë plot 39.3 milionë euro për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë nëntë viteve të fundit, duke e renditur vendin mes më të penalizuarve në Evropë për padrejtësi shtetërore. Sipas analizës së Open Data Albania, në periudhën 2015–2024, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ka dhënë 103 vendime kundër shtetit shqiptar, duke konstatuar përgjegjësi shtetërore dhe detyrim për kompensim financiar. 

Read more ...


Belgjika thërret ambasadorin i.zraelit për sulmin ndaj flotës për në Gaza

Belgjika thirri ambasadorin e Izraelit për të kërkuar shpjegim për forcat izraelite që sulmuan dhe ndaluan anijet nga flotilja e ndihmës për Gazën “Sumud”, ku ndodheshin shtatë qytetarë belgë, njoftoi ministri i Jashtëm Maxime Prevot. “Jemi në kontakt me përfaqësuesit e flotiljes, prej disa ditësh. Në të gjitha anijet kanë hipur forca izraelite”, tha Prevot në rrjetin social amerikan X. Ai konfirmoi se shtatë shtetas belgë, së bashku me një shtetas luksemburgas, ishin në bord. “Rrjeti ynë diplomatik ishte i përgatitur dhe i mobilizuar që nga momentet e para për të ofruar ndihmë konsullore për bashkatdhetarët tanë dhe shtetasin luksemburgas sa më shpejt dhe në mënyrë efektive të jetë e mundur. 

Read more ...

XS
SM
MD
LG