"Washington Post" publikon emrat e 18.500 fëmijëve palestinezë të v.rarë në Gaza
Gazeta "Washington Post" ka publikuar disa nga emrat e 18.500 fëmijëve palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori 2023, dhe gjithashtu në faqen e saj të internetit ka publikuar listën e plotë, duke ndarë foto dhe histori të fëmijëve. Emrat e fëmijëve në mesin e mbi 60.000 njerëzve që humbën jetën në Gaza u përkujtuan në faqen e internetit të "Washington Post", llogarinë X dhe gazetë.