A mundet të ishte minimizuar diktatura nëse do të ekzistonin më shumë njerëz si komandanti i burgut/ Historia e ish-kreut të Komunitetit Mysliman
	Në daç ta quaje burg, e në daç ta quaje kamp, Spaçi për të dënuarit, s`ishte tjetër, veçse vetë Ferri. Ta kërkoje me qiri, vend më të përshatshëm për ta vuajtur deri në palcë ndëshkimin nga ai sistem, nuk kishe se ku të gjeje. Këtë, si për të kënaqur synimet e komunistëve, e kishte favorizuar edhe natyra, duke fshehur rezerva të mëdha minerali. Edhe këtu ai më shumë rrinte pa ngrënë, pasi mishin e derrit nuk e fuste në gojë. Po aty vetëm derra rrisnin. Aty qenë rrasur e plasur si të burgosurit politikë, ashtu dhe ata ordinerët.