Anëtari i PE-së, Wallace: Popujt e Evropës janë në anën e Gazës, ndryshe nga qeveritë

Deputeti irlandez i Parlamentit Evropian (PE), Mick Wallace tha se popujt e Evropës janë në anën e popullit të Palestinës, ndryshe nga qeveritë e tyre që mbështesin Izraelin.
Në një postim nga llogaria e tij në median sociale X, Wallace tha se "Që nga fillimi i gjenocidit në Gaza e deri më tani" Asambleja e Përgjithshme e PE-së është mbledhur katër herë në qytetin Strasburg të Francës por që në këto takime nuk është marrë vendim për Gazën.