Lidhje


Gaza, banorët han ushqim për kafshë, kafshët copëtojnë kufomat e njerëzve

Disa video shfaqin palestinezë të uritur duke ngrënë ushqim kafshësh, ndërsa nga ana tjetër macet dhe qentë copëtojnë kufomat e njerëzve në rrugë. Teksa gjendja e vështirë e palestinezëve në Rripin e Gazës po përkeqësohet çdo ditë e më shumë nën sulmin shkatërrues izraelit, hashtagu #GazaStarving (Gaza e uritur) është bërë trend në platformat e mediave sociale me video që shfaqin njerëz të uritur duke ngrënë ushqim për kafshët, ndërsa në pjesën tjetër kafshë që copëtojnë kufomat e dekompozuara të njerëzve nëpër rrugë.

Read more ...


Mediat serbe "qetësojnë" serbët, i pamundshëm bashkimi midis Shqipërisë dhe Kosovës/Cënon integritetin territorial dhe sovranitetin

Në një artikull të datës 13 dhjetor 2023, media on line e cila është mjet propagandistik i pakcave serbe në veri të Kosovës, ka shkruajtur rreth fenomenit të bashkimit midis Kosovës dhe Shqipërisë me nota sa ironike po aq edhe propagandistike. Në këtë artikull të saj i cili titullohet, Kush është më i interesuar për bashkim, shqiptarët në Kosovë apo Shqipëri?, theksohet pamundësia e afërt e manifestimit të një situate të tillë. 

Read more ...


Izraeli çdo muaj, "vjedh" 188 milionë dollarë para të palestinezëve

Të dielën, Izraeli miratoi një plan për të dërguar taksat e parashikuara për Gazën në Norvegji në vend të Autoritetit Palestinez (AP), i cili gëzon një lloj vetëqeverisje të kufizuar në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. Që nga nëntori, taksat që do të dërgoheshin zakonisht në Gaza janë ngrirë nga qeveria izraelite. Sipas kushteve të një marrëveshjeje të arritur në vitet 1990, Izraeli mbledh taksat në emër të palestinezëve dhe bën transferta mujore në AP në pritje të miratimit të Ministrisë së Financave. 

Read more ...


'Genocide Joe'- Xho Gjenocidi/ Protestuesit ndërpresin tubimet e Bidenit në mënyrë të vazhdueshme

Presidenti i SHBA Joe Biden u ndërpre mbi dyzet herë nga protestuesit pro-palestinez teksa kërkonte t'u adresohej mbështetësve në një tubim fushate në shtetin e Virxhinias. Protestuesit, bërtisnin sllogane të ndryshme të martën, duke përfshirë slloganin ndaj Bidenit "Gjenocidi Joe" për shkak të mbështetjes së tij të palëkundur ndaj Izraelit , këto thirrje u kundërshtuan vazhdimisht nga  korret e zhurmshme të mbështetësve të Bidenit të cilët thoshin "katër vite të tjera" dhe "forca Joe". Demonstruesit bërtitën po ashtu se: "Izraeli vret dy nëna çdo orë". 

Read more ...


BE këmbëngul për zgjidhjen me dy shtete / Ndërsa Netaniahu dënon BE-në për këmbënguljen

Ministrat e Jashtëm të BE-së i kërkuan të hënën Izraelit të jetë i gatshëm për një zgjidhje eventuale me dy shtete me palestinezët pas luftës në Gaza, në takimet me diplomatët më të lartë nga të dy palët dhe shtetet kryesore arabe në Bruksel. Sulmi i papritur i Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit dhe reagimi i mëpasshëm shkatërrues ushtarak nga Izraeli e ka zhytur Lindjen e Mesme në trazira të reja dhe ka ngjallur frikën e një konflikti më të gjerë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG