Ndërtim, turizëm mjeksor dhe qendra estetike/Saimir Tahiri i futet bizneseve pas burgut
	Nga Edmond Hoxhaj/ ‘Eagle Residence’ është një projekt ndërtimi me njësi tregtare dhe apartamente në rrugën Tahir Kadare, pranë ish-sheshit ‘Shqiponja’ në Tiranë. Ky projekt nuk dallon në mënyrë të veçantë nga pallatet që po mbijnë në dy krahët e rrugës hyrëse të kryeqytetit, përveç faktit se është në pronësi të familjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.