Fidan: Turqia dhe Shqipëria janë dy kombe me afërsi historike /Prioritet pastrimi i mbetjeve të fundit të FETO-s në Shqipëri
Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, duke folur rreth marrëdhënieve Turqi-Shqipëri tha se "Turqia dhe Shqipëria janë dy kombe, dy shtete me afërsi historike dhe lidhje të palëkundura si shtet ashtu dhe si komb", raporton Anadolu. Këtë vlerësim Fidan e bëri pas takimit të tij me homologun shqiptar Igli Hasani në Tiranë. Ai falënderoi Hasanin për mikpritjen duke shtuar se edhe më parë është gjendur në Shqipëri për detyra të ndryshme.