Të vritesh me "bukë në gojë"/ Izraeli vret refugjatët në radhë për ushqim

Të enjten, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al Kudra konfirmoi se Izraeli vrau të paktën 20 palestinezë dhe plagosi rreth 150 njerëz që prisnin në radhë për ushqim. "Pushtuesi izraelit kreu një masakër të re kundër mijëra gojëve të uritura që prisnin ndihmën humanitare në rrethrrotullimin e Kuvajtit, në qytetin e Gazës", tha Al Kudra, duke paralajmëruar se numri i të vdekurve do të rritet në orët e ardhshme. Në Gazën Veriore ku ndihmat shkojnë rrallë, qindra palestinezë të uritur grumbullohen të dëshpëruar dhe të uritur në kërkim të ushqimit. Uria mund të vrasë tani më shumë vetë seç ka vrarë ushtria izraelite në katër muaj luftë.