Lidhje


Kryediplomati turk Hakan Fidan takon KM Rama dhe presidentin Begaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, raporton Anadolu. Takimi Rama-Fidan është realizuar në selinë e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, me pjesëmarrjen edhe të zyrtarëve të tjerë nga të dyja vendet. Gjatë ditës së sotme, kryediplomati turk u takua edhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndërsa u  takua edhe me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Read more ...


Fidan: Turqia dhe Shqipëria janë dy kombe me afërsi historike /Prioritet pastrimi i mbetjeve të fundit të FETO-s në Shqipëri

Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, duke folur rreth marrëdhënieve Turqi-Shqipëri tha se "Turqia dhe Shqipëria janë dy kombe, dy shtete me afërsi historike dhe lidhje të palëkundura si shtet ashtu dhe si komb", raporton Anadolu. Këtë vlerësim Fidan e bëri pas takimit të tij me homologun shqiptar Igli Hasani në Tiranë. Ai falënderoi Hasanin për mikpritjen duke shtuar se edhe më parë është gjendur në Shqipëri për detyra të ndryshme. 

Read more ...


Ministri i Jashtëm turk në Shqipëri, viziton Xhaminë e Namazgjasë

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, ka arritur për vizitë zyrtare në Shqipëri, ndërsa para takimeve të nesërme, sonte vizitoi Xhaminë e Namazgjasë në ndërtim e sipër në Tiranë dhe u takua me biznesmenë turq, raporton Anadolu. Në një postim në "X", Ministria e Jashtme publikoi fotografi të vizitës së kryediplomatit turk në xhaminë në Tiranë, ku arriti sot për vizitë zyrtare. Në fotografi, Fidan shihet duke inspektuar xhaminë dhe duke biseduar me qytetarë. Ministri i Jashtëm Fidan po ashtu është takuar edhe biznesmenë turq që veprojnë në Shqipëri.

Read more ...


Ministri i jashtëm i Turqisë Hakan Fidan vizitë zyrtare në Shqipëri

Ministri i Jashtëm Hakan Fidan po fillon një turne zyrtar katër-ditor në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani, thanë të dielën burime diplomatike turke. Diplomati i lartë turk do të takohet me homologët e tij për të diskutuar "Marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale e globale," shtuan burimet.Gjatë vizitës së tij, Fidan do të takohet gjithashtu me biznesmenë turq dhe përfaqësues të komuniteteve turke në këto vende.

Read more ...


Afera McGonigal, Altin Dumani konfirmon hetimin ndaj kryeministrit Rama dhe marrjen e tij në pyetje

Tani që ish-shefi i zyrës së FBI-së në New York, Charles McGonigal ka pranuar se fajësinë e akuzave të prokurorisë amerikane duke u shpjeguar se erdhi në Shqipëri për të bërë para, tani që Dorian Duçka dhe Agron Neza i kanë dhënë versionet e tyre për aferën “McGonigal”, duket se i ka ardhur radha Edi Ramës të merret në pyetje nga SPAK. Në takimin që pati në Shkodër me studentë të Universitetit Luigj Gurakuqi, kreu i SPAK, Altin Dumani la të kuptohet se do ta thërrasë Ramën për ta pyetur për dosjen “McGonigal” dhe se nuk intimidohet nga pushteti që e vesh kostumi i kryeministrit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG