Erdoğan: Duartrokitja e gënjeshtrave të Netanyahut, errësim i mendjes për Amerikën
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se duartrokitja gjatë fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Kongresin amerikan paraqet një errësim të mendjes për Amerikën, raporton Anadolu. Gjatë një vizite në qytetin e Rizes që ndodhet në pjesën veriore të Türkiyes, Erdoğan foli në një takim me përfaqësues të shoqërisë civile. Ai iu referua fjalimit të fundit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke e quajtur atë të turpshëm.