Lidhje


Sanchez: Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë për Gazën siç bëjmë për Ukrainën

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez në një fjalim drejtuar vendeve anëtare të NATO-s kërkoi nga Aleanca "unitet dhe qëndrueshmëri" të njëjtë për Gazën ashtu si për Ukrainën, transmeton Anadolu.Sanchez mori pjesë në sesionin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Këshillit Atlantik të NATO-s të mbajtur në Washington.Në lajmet e mediave spanjolle të cilat bazohen në burimet e kryeministrisë së Spanjës thuhet se Sanchez në një fjalim që ka mbajtur në takimin e NATO-s të zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat ka thënë: 

Read more ...


Aksi Thumanë – Kashar, i katërti më i shtrenjti në 59 autostrada në Europë

 

Autostrada Thumanë – Kashar, e cila u hap për trafikun këtë muaj do të jetë një nga katër autostradat më të shtrenjta në Europë sa i përket tarifës, ndërsa e krahasuar me fuqinë blerëse ajo është më e shtrenjta në Europë.“Monitor” ka përpunuar tarifat për kilometër të rreth 59 akseve me pagesë në të gjithë Europën me të dhëna të marra nga portali i tarifave të pagesave sipas shteteve https://www.tolls.eu/european-countries. 

Read more ...


O’Brien: Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin, veriu dhe kërcënimet me shkëputje në Bosnjë rrezik primar në rajon

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien ka theksuar se në Ballkanin Perëndimor rrezik përbëjnë “betejat lokale” që kthehen në konflikt politik e që prekin të gjithë rajonin. I pyetur nga Tanjug se si e sheh situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, O’Brien ka theksuar se “rreziku primar është veriu i Kosovës dhe kërcënimi me shkëputje i një pjese të Bosnjë-e Hercegovinës.

Me këto akte kriminale paqja duket larg/Sekuestrimi izraelit i tokave të Bregut Perëndimor nga kolonët arrin kulmin

Autoritetet izraelite kanë nxitur sekuestrimin më të madh të tokës në Bregun Perëndimor në më shumë se tre dekada, ndërsa shkalla e rrëmbimit të tokës në territorin e pushtuar palestinez po mbrrin kulmin e vet historik, thotë një mbikëqyrës izraelit. Sekuestrimi i planifikuar, i miratuar nga qeveria izraelite në fund të muajit të kaluar, por u publikua vetëm të mërkurën, synon 12.7 km katrorë tokë në Luginën e Jordanit, tha OJQ-ja Peace Now. 

Read more ...


Apartamente nga 1400 $ nata, Ivanka Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan

 

Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump ka treguar detaje lidhur me projektin e bërë publik pak kohë më parë nga bashkëshorti i saj Jared Kushner për ndërtimin e një kompleksi vilash luksoze në ishullin e Sazanit.

 

Gjatë një interviste në podkastin e Lex Friedman, të cituar nga “The Express Tribune”, Ivanka Trump thotë se në ishullin prej 1400 hektarësh në Mesdhe “do të sjellin arkitektët më të mirë dhe markat më të mira”.

Read more ...

XS
SM
MD
LG