Kryetari i bashkisë së Beratit fyen rëndë myslimanët
Erdogan: Anëtarësimi në BE është qëllimi ynë pavarësisht pengesave në Bruksel
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se integrimi i plotë në Bashkimin Evropian mbetet qëllimi strategjik i Turqisë, pavarësisht vështirësive dhe pengesave që ende ekzistojnë në negociatat me Brukselin. Erdogan pas mbledhjes së kabinetit në Ankara u shpreh se diskutuan çështjet aktuale të politikës së jashtme, duke përfshirë zhvillimet e fundit në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. “Integrimi i plotë në Bashkim mbetet përparësia jonë strategjike, pavarësisht pengesave që na dalin përpara”, tha ai.
Mitet dhe gënjeshtrat për raportin e shqiptarëve me Perandorinë
Nga Lutfi Dervishi
Plani sekret i Gjermanisë për luftë të mundshme me Rusinë, 800 mijë trupa në Lindje
Gjermania po punon dhe tashmë ka filluar të zbatojë një plan operacional tepër sekret prej 1,200 faqesh , “Plani Operacional i Gjermanisë” ( OPLAN DEU ), i cili përshkruan se si vendi do të vepronte si një qendër qendrore në rast të një konflikti ushtarak me Rusinë. Plani parashikon, ndër të tjera, lëvizjen e deri në 800,000 ushtarëve nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të NATO-s drejt kufijve lindorë të Aleancës.
Debati mbi sulmet i.zraelite ndaj Gazës u bllokua në Parlamentin Evropian
Shumica e Parlamentit Evropian, sipas grupit të majtë në këtë dhomë ligjvënëse, ka hedhur poshtë një kërkesë për të mbajtur një debat mbi sulmet e fundit izraelite ndaj Gazës.Grupi i majtë në platformën sociale të kompanisë amerikane X tha se ka kërkuar një debat pasi raportet për bombardime të vazhdueshme në Gaza dhe Libanin jugor vazhdojnë pavarësisht njoftimit të armëpushimit. Sipas grupit, gjithsej 433 ligjvënës morën pjesë në votim, me 173 që votuan në favor, 244 kundër dhe 16 abstenuan.