Lidhje


Presidenti kinez Xi: Ribashkimi i Tajvanit me Kinën është i pandalshëm

Presidenti kinez Xi Jinping tha se ribashkimi i Tajvanit me Kinën është “i pandalshëm”, një ditë pasi Pekini përfundoi stërvitjet dyditore ushtarake rreth ishullit. “Ne kinezët në të dy anët e ngushticës së Tajvanit ndajmë një lidhje gjaku dhe farefisnie. Ribashkimi i mëmëdheut tonë, një prirje e kohës, është i pandalshëm”, tha Xi në fjalimin e Vitit të Ri. Pekini nisi të hënën stërvitjet e përbashkëta ushtarake dyditore “Misioni i Drejtësisë 2025”, disa ditë pasi SHBA-ja miratoi një shitje rekord armësh me vlerë mbi 11 miliardë dollarë për Tajpein.

Read more ...


Prokuroria Speciale ngre akuza për m.asakrën e Reçakut

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për veprën penale "Krim lufte kundër popullsisë civile”. Ata akuzohen se gjatë një operacioni të forcave policore serbe në vitin 1998/99, vranë 42 civilë në fshatin Reçak të Shtimes. Të pandehurve iu publikuan vetëm inicialet. Prokuroria Speciale ka propozuar që gjykimi ndaj tyre të zhvillohet në mungesë, meqë ata janë "të paarritshëm për organet e drejtësisë” të Kosovës. Gjykimi në mungesë, për këtë rast, mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra në vitin 2022.

Read more ...


Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë se do të tërheqin forcat e tyre të mbetura në Jemen pasi Arabia Saudite sulmoi milicitë e mbështetura nga ato

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar përfundimin e pranisë së tyre ushtarake në Jemen, mes tensioneve në rritje në jug të vendit."Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit dhe implikimet e mundshme për sigurinë dhe efektivitetin e detyrave kundër terrorizmit, Ministria e Mbrojtjes njofton përfundimin e ekipeve të mbetura kundër terrorizmit në Jemen me vullnetin e saj të lirë, në një mënyrë që garanton sigurinë e personelit të saj dhe në koordinim me partnerët përkatës", tha ministria në një deklaratë.

Read more ...


Teuta Hoxha 43 ditë pa ushqim, familja: Kemi frikë se do të vdesë në burg

 

Familja e aktivistes së grupit “Palestine Action”, Teuta Hoxha, ka shprehur frikën se ajo mund të humbasë jetën në burg, ndërsa 29-vjeçarja ka hyrë në ditën e 43-të pa ushqim, si pjesë e grevës së saj të urisë. Teuta Hoxha ndodhet në paraburgim në Britaninë e Madhe prej 13 muajsh dhe grevën e urisë e ka nisur 43 ditë më parë. Duke folur për Sky news familjarët e saj kanë thënë se kanë frikë se ajo mund të vdesë, nëse qeveria britanike nuk ndërhyn, transmeton Vrojtuesi.

Read more ...


Trump kritikon Netanyahun për shkeljen e armëpushimit: V.rasja e komandantit të H.amasit rrezikon marrëveshjen e paqes

Uashington – Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kanë hyrë në një fazë tensioni, pasi Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, pas një sulmi ajror ku u vra një komandant i lartë i Hamasit.Sipas burimeve diplomatike amerikane të cituara nga media ndërkombëtare, Shtëpia e Bardhë i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë dhe të ashpër Netanyahu-t, duke e cilësuar sulmin si një veprim që cenon seriozisht marrëveshjen e paqes të ndërmjetësuar nga vetë Trump.

Read more ...

XS
SM
MD
LG