Palestina: Të gjitha opsionet janë të hapura për t’iu kundërvënë pushtimit izraelit të tokave palestineze
Udhëheqja palestineze po shqyrton "të gjitha opsionet", përfshirë shkuarjen në gjykata ndërkombëtare, për të parandaluar aneksimin izraelit të tokave palestineze, tha një zyrtar i lartë. "Të gjitha opsionet janë të hapura, përfshirë përdorimin e gjykatave ndërkombëtare, për të mbrojtur tokën palestineze nga konfiskimi dhe aneksimi izraelit", tha për Anadolu zëvendësministri i jashtëm, Omar Awadallah.