108 mijë banesa të banueshme pa rrjet uji, zënë 15 % të totalit
Sektori i ndërtimit është përfshirë në zhvillime të vrullshme vitet e fundit, por cilësia e ndërtimeve për një pjesë të madhe të banesave në të cilat jetojnë njerëz është jashtë kërkesave të kohës. Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se 108 mijë banesa nga 726 mijë të tilla që janë të banueshme nuk kanë rrjet ujësjellësi brenda. Siç shihet nga tabela bashkëngjitur, 28,899 shtëpi të banueshme më 2023 e kishin rrjetin e ujësjellësit jashtë banesës. Ndërsa rreth 72 mijë banesa të tjera e kishin rrjetin e ujësjellësit brenda ndërtesës, por jo në banesën ku banojnë njerëzit.