Fermerët braktisin tokat: U penduam që u kthyem nga emigrimi sepse falimentuam, nuk nxjerrim dot shpenzimet
Me dhjetëra familje në fshatin Moravë në Bashkinë Dimal, mënyrën e vetme të jetesës kanë bujqësinë. Kjo zonë njihet për prodhimet e saj bujqësore, megjithëse vitet e fundit vihet re një neglizhencë e fermerëve për të shtuar të mbjellat e tyre ose për të punuar tokat, për shkak të problematikave të shumta që fermerët po hasin nga dita në ditë, që nga mungesa e tregut për shitjen e produkteve bujqësore, mungesa e fuqisë punëtore, dëmet e përvitshme të shkaktuara nga moti etj.