“Pa fëmijët, as bukë s’hamë dot”- Pensionistët në protestë përpara Kryeministrisë
Pensionistët kanë zhvilluar këtë të mërkurë një protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar rritje të pensioneve. Të mbledhur jo vetëm nga Tirana, por dhe nga rrethet të moshuarit deklarojnë se përballimi i kostove minimale të jetesës është bërë i pamundur me pensionet aktuale, të cilat nuk përputhen me rritjen e çmimeve dhe krizën ekonomike. “Nuk arrijmë dot të blejmë ilaçet. Kam 5 vjet që nuk kurohem pasi nuk arrij dot t’i paguaj ilaçet. Shyqyr që na ka fal Zoti fëmijë se ne jemi të mbaruar.