Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, do të vizitojë Tiranën më 10 tetor. Presidenti Erdogan, do të pritet në takim “sy më sy” me kryeministrin Edi Rama dhe më pas takimi me delegacionet. Qëndrimi i tij në Tiranë parashikohet të zgjasë vetëm pak orë, pasi ndalesa tjetër e presidentit turk, do të jetë Serbia. Shqipëria dhe Turqia i kanë konsoliduar marrëdhëniet e tyre vitet e fundit dhe kanë firmosur dokumentin e bashkëpunimit strategjik, ndërsa disa projekte janë duke u zbatuar.
Ndihmat humanitare të dërguara nga Turqia mbërrijnë në Liban
Nën koordinimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes, 300 tonë materiale ndihme humanitare u dërguan me anijet amfibe të Komandës së Forcave Detare TCG Sancaktar dhe TCG Bayraktar në Liban, ku Izraeli vazhdon sulmet e tij, raporton Anadolu. Bëhet e ditur se 300 tonë materiale ndihme humanitare, përfshirë ushqime, batanije dhe tenda, të mbledhura nën koordinimin e AFAD-it u ngarkuan në anijet amfibe TCG Sancaktar dhe TCG Bayraktar në Komandën Rajonale Mesdhetare të Rojës Bregdetare në Mersin.