A po fryn erë lufte në Ballkan?/Kthimi i shërbimit ushtarak në Serbi me procedurë të përshpejtuar
Autoritetet në Serbi paralajmëruan kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por pa përmendur hulumtime përkatëse për nevojën e një mase të tillë. Në anketa të ndryshme me qytetarë, vështirë se mund të vërehet gëzim. Branisllav Popoviq nga Beogradi beson se ky propozim është “i pakuptimtë”, pasi që ushtria e Serbisë është profesioniste. “Unë besoj se kjo është vetëm një lojë politike dhe se [Qeveria] po përpiqet ta largojë vëmendjen nga disa gjëra të tjera”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.