Lidhje


Presidenti Erdogan diskuton zhvillimet në Siri me homologun rus Putin

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka biseduar në telefon me presidentin rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu. Sipas një deklarate të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, gjatë bisedës janë diskutuar marrëdhëniet Türkiye-Rusi, zhvillimet e fundit në Siri, si dhe çështje globale dhe rajonale. Erdoğan ka deklaruar se ndërkohë që Türkiye vazhdon të mbështesë integritetin territorial të Sirisë, nga ana tjetër, ajo përpiqet për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme në Siri dhe se është e rëndësishme që të hapet më shumë hapësirë ​​për diplomacinë në rajon, dhe se në këtë proces, regjimi sirian duhet të angazhohet në procesin e zgjidhjes politike.

Read more ...


U rr.ezikuan kanalet e ujit dhe termoelektranat: Kërkohen sanksione të a.shpra ndaj Serbisë për sulmin t.errorist në Zubin Potok

Kanali i ujit Ibër-Lepencit në veri të Kosovës që furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit si dhe i shërben Korporatës Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj është hedhur në erë mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, në veri. Ky sulm është i treti në një periudhë 72 orëshe në veriun Kosovës. Kryeministri Kurti e quajti "sulm kriminel dhe terrorist, dashakeq" nga fqinj verior agresiv e armiqësor që ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.

Read more ...


Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e e.rrëta

“Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje asaj që po ndodh në portin e Durrësit. Në shkrimin e plotë që lapsi.al sjell më poshtë hidhen dyshime për afera korrupstive si për projektin e ri që pritet të ndërtohet ashtu edhe për largimin e një kompanie gjermane. Projekti miliardësh i portit të Durrësit, dikur i promovuar si zemra ekonomike e Shqipërisë, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një simbol të intrigave ndërkombëtare, gabimeve politike dhe veprimeve të dyshimta. 

Read more ...


Sveçla: Kemi k.onfiskuar a.rsenal a.rmësh, s.ulmi ishte organizuar nga organizata t.erroriste

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se sulmi i mbrëmshëm është i dirigjuar nga Serbia dhe përgjegjës për këtë e mbajnë Beogradin zyrtar. Në një konferencë për media, Sveçla u shpreh se të gjitha organet kanë bashkërenduar veprimet në terren. “Ky sulm nuk është vetëm i orkestruar, por edhe i mirë organizuar nga organizata terroriste. Qëllimi i tyre ka qenë të maksimalizohet dëmtimi në dëm të qytetarëve të Kosovës. 

 

Read more ...


Kërkoi ndihmë për kurimin e tij, mblidhen në kohë rekord 75 mijë euro për Luis Meçjan

Ndihma dhe solidariteti i shqiptarëve nuk kanë munguar për të miturin Luis Meçja, i cili kërkoi ndihmë për mbledhjen e fondeve për kurimin e tij pas ngjarjejes tragjike që tronditi vendin. Brenda pak orësh, në platformën GoFundMe u grumbulluan plot 75 mijë euro, afër qëllimit prej 80 mijë eurosh që kishte fushata. Luisi, i cili mbeti i plagosur pasi u godit me thikë të paktën katër herë nga autori i dyshuar i vrasjes së shokut të tij, Martin Cani, apeloi për ndihmë duke treguar vështirësitë ekonomike të familjes së tij. Ky apel prekës mobilizoi menjëherë mijëra njerëz që kontribuan në fushatën e tij.

Read more ...

XS
SM
MD
LG