Lidhje


Vdekja e Papës, asnjë ngushëllim nga I.zraeli dhe bota hebreje: Papa ishte problematik!

Liderët botërore shprehën ngushëllime për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, i cili drejtoi Selinë e Shenjtë që prej vitit 2013, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit ai u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare.

 

Por duket se jo të gjithë liderët botëror kanë shprehur ngushëllimet për Kreun e Vatikanit. Konkretisht qeveria izraelite apo nga kryeministri i saj Benyamin Netanyahu, nuk shprehën asnjë ngushëllim.  

 

Ndërsa kryerabini i komunitetit hebre të Triestes, Alexander Meloni, tha se Kreu i Vatikanit ishte një Papë jashtëzakonisht problematik për botën hebraike. Sipas tij ishte një Papë që rizgjoi disa probleme në marrëdhëniet midis judaizmit dhe krishterimit.

 

“Ai ishte një papë jashtëzakonisht problematik për botën hebraike. Një Papë që rizgjoi disa probleme në marrëdhëniet midis judaizmit dhe krishterimit që ne i kemi ndjerë shumë, veçanërisht pas 7 tetorit, me deklaratat e tij”, tha Alexander Meloni, kryerabini i komunitetit hebre të Triestes.

 

Gjithashtu Papa Francesku kishte dënuar shpesh sulmet izraelite në Gaza. Vrasjen e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm ai e kishte quajtur mizori dhe krim kundër njerëzimit. Papa ishte akuzuar shpesh nga bota hebraike për qëndrimet e tij. 

 

Papa Françesku ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë Papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen. Vdekja e tij u njoftua nga kardinali Kevin Farrell në një deklaratë të lëshuar nga Vatikani.

 

Vatikani njoftoi se Ati i Shenjtë ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme. Në deklaratën që u lexua nga kardinali Kevin Farrell thuhet se e gjithë jeta e Papës iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Më tej thuhet se Papa i mësoi të jetojnë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve./dosja

XS
SM
MD
LG